Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbëjnë 84,31% të totalit.
Në garën për votat e kandidatëve për deputetë, është shënuar një zhvillim i ngushtë mes dy figurave të njohura politike.
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, deri tani ka marrë 60,649 vota.

Ndërkohë, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka siguruar 60,695 vota.

Sipas këtyre rezultateve preliminare, Sveçla rezulton me një epërsi të lehtë prej 46 votash ndaj Abdixhikut.










