Kandidati për kryetar të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, u shpreh për qytetarët me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke theksuar angazhimin e tij për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetit.
“Faleminderit që na i keni hapë zemrat dhe nuk e harroni rrugën tonë, as ëndrrën për një qytet të gjallë, të bukur dhe me shpresë,” shkroi Tahiri. Ai premtoi se do të rikthejë dinjitetin e Vushtrrisë “jo me fjalë, por me vepra.”
Tahiri shtoi se qyteti është në duart e banorëve dhe ndryshimi vjen nga vetë ata.
“Ky qytet është i juaji, nuk e ndreq askush po nuk e ndreqim vetë! Për Vushtrrinë, me emën t’Zotit kemi me fitu! Faleminderit!”.









