Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjisë elektrike dhe ndikimin e tij në faturat që paguajnë qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka theksuar se importi i energjisë nuk duhet të zbritet nga eksporti kur bëhet fjalë për koston që rëndon mbi konsumatorët.

Sipas saj, energjia e importuar ka kosto që reflektohet drejtpërdrejt në faturat e qytetarëve, ndërsa energjia e eksportuar gjeneron të hyra për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Ajo ka theksuar se këto të hyra nuk u kthehen konsumatorëve përmes uljes së faturave, duke nënvizuar dallimin mes kostos së importit dhe përfitimeve nga eksporti i energjisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit