Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, së bashku me familjarë dhe bashkëluftëtarë, ka bërë homazhe te shtatorja e Kolonel Ahmet Krasniqit në Vushtrri.
Ai nderoi veprën dhe sakrificën e heroit të Kosovës, i cili shërbeu si Ministër i Mbrojtjes i Dr. Ibrahim Rugovës, duke kujtuar 27-vjetorin e vrasjes tinëzare të tij.
Tahiri theksoi se shtatorja e kolonelit është një simbol i nderimit dhe respektit ndaj historisë dhe trashëgimisë së qytetit të Vushtrrisë.









