Ka nisur votimi i nënkryetarëve në Kuvendin e Kosovës. Ky votim po bëhet veç e veç.
Ardian Gola i propozuar i VV-së mori votat e nevojshme, por jo edhe Vlora Çitaku nga PDK.
Deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën pasi Vetëvendosje nuk ia votoi Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.
Vlora Çitaku mori 44 vota për, 56 abstenime dhe një kundër.








