Vrasje në Ferizaj, ky është 40-vjeçari që u privua nga jeta në fshatin Balaj

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Ferizajt.

Burime nga Emergjenca në Ferizaj bëjnë me dije se në fshatin Balaj është vrarë një person rreth 40-vjeçar, i identifikuar si Brahim Ramusa.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur sonte dhe Policia është mobilizuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Rrethanat se si ka ndodhur vrasja dhe motivi i saj ende nuk dihen, por burimet tona konfirmojnë se hetuesit e krimeve të rënda dhe njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke punuar intensivisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit