Vrasja në Prishtinë, Prokuroria jep detaje lidhur me rastin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Agron Hajdarit në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Menjëherë pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurori Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, si dhe njësitet e tjera relevante, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Policia më tej thotë se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia K9, me qëllim të gjurmimit të lëvizjes së personit të dyshuar.


“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve intensive hetimore dhe operative me qëllim të arrestimit të personit të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale”, vijon njoftimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit