Votat me kusht e të personave me nevoja të veçanta, në Gjakovë fiton Gjini në të dy rastet

Balotazhi i zgjedhjeve lokale në vend e përfshiu edhe komunën e Gjakovës. Kryetari Gjini që e kishte Gjakovën për dy mandatet e kaluara, e fitoj besimin e qytetarëve edhe njëherë.
Gjini i AAK-së mposhti Ardian Golën e LVV-së në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 9 nëntor.

Pos që e mposhti me votat e rregullta, Gjini po del të jetë votuar edhe nga personat që kanë votuar me kusht në ditën e zgjedhjeve, por edhe nga personat me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kryetari aktual i Gjakovës ka fituar 32 vota me kusht (58,18%) në raport me 23 të Golës, apo 41,82%.

Edhe në kategorinë e votave të personave me nevoja të veçanta, Gjini ka marrë 52 vota, apo 66,67%, ndërsa Gola ka marrë 33 vota apo 33,33%.

Sipas rezultateve të përmbledhura, del se deri më tani, pa numërimin e votave me postë, Gjini ka fituar 17,231 vota apo 56,46%, në raport me 13,287 vota apo 43,54% për Golën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit