Dikur ish-anëtarja e VV-së, sot këshilltarja e Ramës: Njerëzimi lindi nga alienët, ne të bardhët u krijuam në laborator

Vlera Gjakova është emëruar së fundmi nga kryeministri Edi Rama si këshilltare për median.

Ajo ka lindur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 8 vite më parë iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Gjakova ishte kandidate për deputete nën siglën e kësaj force politike.

Por përtej angazhimit të saj politik, një intervistë televizive e dhënë pak kohë më parë po rikthehet në vëmendje për deklaratat e pazakonta që ajo ka bërë lidhur me alienët dhe origjinën e njerëzimit.

Gjatë intervistës, Gjakova shprehej se “është vetëm çështje dekadash derisa njerëzimi të njihet me jashtëtokësorët, duke shtuar se ata mund të kenë qenë pjesë e historisë së civilizimit që në fillimet e tij.

Ajo përmendi edhe teori konspirative mbi origjinën e njerëzimit, duke pretenduar se raca e bardhë mund të mos jetë me origjinë tokësore, por të jetë krijuar në laborator”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit