Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm pas zhvillimeve të fundit, duke theksuar unitetin brenda ekipit dhe fokusin e radhës drejt Euro 2028.
Përmes një postimi, ai ka përmendur me emra të gjithë bashkëlojtarët, duke dhënë një mesazh motivues për të mos u dorëzuar dhe për të vazhduar rrugën përpara, pavarësisht vështirësive.
“Arо, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, muli, kore.. Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend. Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë. Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet. …Euro 28”, ka shkruar Vojvoda.









