Këngëtari Sinan Vllasaliu pësoi një aksident me motor në muajin qershor, vetëm pak ditë para se të performonte në dasmën e Dua Lipës, e cila u mbajt në Sicili të Italisë.
Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.
Këtë e ka rrëfyer këngëtarja Vjollca Haxhiu, e cila ishte e ftuar në emisionin “Prive Summer”.
Ajo tregoi se lajmi për aksidentin e kishte tronditur dhe se më pas, kur kishte komunikuar me Sinanin, i kishte thënë se ngjarja “ua kishte dridhur themelet”.
“Një ndjesi shumë e keqe, faleminderit Zotit që nuk ka ndodhë më e madhe”, u shpreh Vjollca.
Sinani ishte i ftuar special në ahengun e zhvilluar në Sicili, ku pritej të performonte për të ftuarit.
Megjithatë, për shkak të aksidentit, ai nuk arriti të ishte pjesë e kësaj ngjarjeje.








