Vjedhje e rëndë në Mitrovicë – vidhen pajisje të kompanisë “Lirigzoni” në vlerë rreth 100 mijë euro

Gazeta ka mësuar se një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në Mitrovicë, ku janë vjedhur pajisje të makinerive elektrike të një kompanie ndërtimore, me një dëm financiar që arrin shifrën prej afro 100 mijë euro.

Burimet bëjnë të ditur se pronari i kompanisë ndërtimore “Lirigzoni”, Lirigzon Haxhiu, më 17 shtator është paraqitur në Policinë e Kosovës, ku ka raportuar se më datë 2 shtator në fshatin Vojtesh – Broboniq i janë vjedhur pajisjet e makinerive që shërbejnë për prodhimin e asfaltit.

Haxhiu ka deklaruar se vlera e dëmit të shkaktuar sillet mes 90 deri 95 mijë eurove, mirëpo rastin nuk e kishte paraqitur më herët për arsye personale.

Sipas informatave, në këtë rast është përfshirë njësia e hetimeve nga sektori i krimeve të rënda, ndërsa në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Hetimet janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit