Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka bërë të qartë se nuk ka asnjë ndryshim lidhur me kandidaturën për kryetar të Kuvendit, në prag të seancës konstituive që pritet të mbahet sot.
I pyetur për ndonjë zhvillim të ri sa i përket kësaj çështjeje, Vitia u shpreh prerazi: “Jo, në asnjë mënyrë”.
Ai bëri të ditur se aktualisht janë në pritje të një përgjigjeje nga Gjykata Kushtetuese dhe se nuk parashikohet ndonjë ndryshim as në mënyrën e votimit. “Po presim përgjigje edhe nga Gjykata Kushtetuese, nuk pritet të ndryshojë as forma e votimit”, theksoi ai.
Deputeti i shumicës parlamentare potencoi se konstituimi i Kuvendit është urgjent dhe duhet të ndodhë sa më parë.










