Baftije Feka përfundon në pranga, e dyshuara e gjashtë e arrestuar në kuadër të operacionit “Heshtja”

Arrestimi i Baftije Fekës, e cila kërkohej nga Policia e Kosovës në kuadër të operacionit antidrogë “Heshtja”, është konfirmuar. Ajo është personi i gjashtë i arrestuar në këtë rast, pas aksionit gjatë të cilit u sekuestruan rreth 1.6 kilogramë kokainë, vetura luksoze dhe mijëra euro para të gatshme.

Gazeta raportoi ekskluzivisht më herët se Baftije Feka ishte në kërkim të Policisë, duke zbuluar edhe identitetin e saj si e dyshuar në këtë rast.

Sipas raportimit të Sinjalit, në kuadër të këtij operacioni ishin arrestuar fillimisht pesë persona: Astrit Haraqija, Jeton Stanovci, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku dhe Gëzim Feka.

Me arrestimin e Baftije Fekës, numri i të arrestuarve në kuadër të rastit “Heshtja” shkon në gjashtë.

Gjatë bastisjeve të zhvilluara më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, autoritetet kanë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, automjete të markave Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan, si dhe rreth 16 mijë euro para të gatshme.

Në mesin e sendeve të sekuestruara janë raportuar edhe ora luksoze, telefona, pajisje elektronike, armë zjarri dhe municion. Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar është rreth 301 mijë euro.

Hetimet në këtë rast lidhen me dyshimet për trafikim dhe shpërndarje të narkotikëve, ndërsa të dyshuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit