VIDEO/ Martohet Teuta, bija e presidentit historik Ibrahim Rugova, kurorëzimi u bë në rezidencë nga Përparim Rama

Ish-deputetja dhe e bija e vetme e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teutë Rugova, është martuar zyrtarisht ditën e sotme.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Agron Gjeloshin – djalin e aktivistit të njohur, Nik Gjeloshi – në një ceremoni të veçantë familjare, e cila u mbajt në shtëpinë e familjes Rugova, të njohur ndryshe si “Rezidenca Rugova” në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga kunata e saj, stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova, e cila ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, ku çifti shfaqet i lumtur dhe i emocionuar.

Kurorëzimi është bërë nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ishte i pranishëm për të zyrtarizuar këtë moment të rëndësishëm për çiftin.

Martesa e Teutës dhe Agronit ka mbledhur rreth vetes miq të ngushtë dhe familjarë, në një atmosferë të ngrohtë dhe intime, që respektoi figurën dhe trashëgiminë e presidentit Rugova, duke mbajtur ceremoninë në ambientet e shtëpisë së tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit