Vetëvendosje pas aktgjykimit të Kushtetueses: Gjykata po shkruan rregulla të reja, vendimi cenon demokracinë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, duke e cilësuar vendimin si një tejkalim të juridiksionit dhe krijim të rregullave të reja, që sipas saj, cenon proceset demokratike në vend.

Sipas partisë në pushtet, 10 ditët e vonesës në publikimin e aktgjykimit tregojnë vështirësinë e Gjykatës për të arsyetuar një vendim që Vetëvendosje e konsideron arbitrar dhe politikisht i motivuar.

“Kufijtë e ngushtë të arsyetimit sot janë rrjedhojë e gjerësisë së tejkalimeve që ia ka lejuar vetes Gjykata”, thuhet në reagimin zyrtar.

Vetëvendosje thekson se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, siç pretendohej nga opozita, dhe se kjo është konfirmuar edhe një herë përmes këtij aktgjykimi. Sipas VV-së, “zhurma opozitare është rrëzuar përsëri”.

Megjithatë, partia kritikon ashpër qasjen e Gjykatës për të paragjykuar mungesën e konsensusit politik, duke theksuar se një votim nuk është mbajtur fare dhe se kjo sjellje është në përputhje me “subjektet bllokuese” që kanë penguar funksionimin e institucioneve edhe në të kaluarën.

Vetëvendosje gjithashtu e kundërshton analogjinë që përdor Gjykata midis zgjedhjes së Presidentit dhe zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se Kushtetuta e rregullon qartë vetëm zgjedhjen e Presidentit me raunde dhe afate të përcaktuara, gjë që nuk aplikohet për pozitat tjera institucionale.

“Në arsyetimin e Gjykatës nuk ka asgjë përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë”, thuhet më tej në reagim.

Sipas VV-së, Gjykata po përgatit terrenin për t’i dhënë të drejtën partive të tjera për propozimin e kryetarit të Kuvendit pas 30 ditësh, në rast se dështon partia e parë — një qëndrim që sipas saj është promovuar nga eksponentë të opozitës dhe përfshirë në komentet e tyre dërguar Gjykatës Kushtetuese.

Partia shpreh shqetësim për faktin se Gjykata Kushtetuese nuk është mbështetur në asnjë përvojë krahasuese nga kushtetutat evropiane apo gjykata homologe në botë, duke e cilësuar këtë rast si të “paprecedent”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit