Presidentja e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, sot e ka emëruar shefe të stafit Berita Abazin, ish-shefen e stafit të Albulena Haxhiut, njëherësh asambliste e Vetëvendosjes në Prishtinë.
Por, kjo nuk është e tëra, edhe Getoar Sylaj, i cili ishte edhe në Prekaz në vizitën e parë të Presidentes së re, jashtë zyrës, është militant i Vetëvendosjes. Ai qëndroi në krahun e Presidentës, Pula edhe gjatë takimit të saj me Kurtin. Por, në fakt Sylaj është krejt i njohur për Kurtin, si aktivist i hershëm.
Ai përveç që ka shërbyer në kabinetin e Albulena Haxhiut, është edhe prej aktivistëve, brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Shefen e stafit, aktivisten e Vetëvendosjes Berita Abazin, presidentja Shiroka-Pula e ka autorizuar që t’i emërojë edhe nëpunësit e tjerë të kabinetit, si asistentët etj.








