Tha se do të futet në Big Brother, Sheki suspendohet pas njoftimit

Pak ditë më parë, Shefqet Hoxha – Sheki konfirmoi në një intervistë se do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5.

Ai tregoi se një nga arsyet kryesore që e bindi të pranonte ofertën ishin kushtet financiare, pasi pjesëmarrësit paguhen çdo javë.

Sheki tha se vitin e kaluar ishte ftuar, por nuk ishte dakorduar me produksionin, teksa këtë vit palët gjetën gjuhën e përbashkët.

Foto: Facebook

Ai gjithashtu deklaroi se nuk i ka ndjekur episodet e formatit dhe nuk e di se sa gjatë do të qëndrojë në shtëpi.

Pas këtyre deklaratave, Sheki ka bërë një tjetër reagim që ka ngjallur kureshtje.

Në rrjetet sociale, ai shkroi: “Mos u mërzitni se sapo më lajmëruan që më paskan suspenduar, mu për këtë intervistë”.

Kjo mbase nuk lejohet që konkurrentët t’i ndajnë detajet para nisjes së Big Brother.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit