Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Malishevë, ku si pasojë e një mosmarrëveshjeje, një grua është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.
Sipas raportit policor, gjatë incidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe babai i tyre, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë.
Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas marrjes së terapisë mjekësore, është intervistuar nga organet e rendit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.








