Vëllai i katër dëshmorëve reagon kundër kërcënimeve ndaj Ramush Haradinajt

Ish-luftëtari i UÇK-së, Arben Kiqina ka reaguar pas kërcënimeve ndaj Ramush Haradinajt.

“Kërcënimet nuk e ndalin asnjë çlirimtar, e aq më pak Ramushin. Ata që “paskan” plumb në ballë për Haradinajn, dikur strukeshin si miu përballë Serbisë, ndërsa sot janë të lirë falë UÇK-së. Nuk u ka mbetur fytyrë të paktën të ndihen në faj që nuk i dhanë asnjë ndihmë atdheut atëherë kur dridhej çdo pëllëmbë e tokës arbërore”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Me Ramush Haradinaj, kundër çdo kujt që tenton të fyejë ikonën e luftës çlirimtare.

Ne, si familje Kiqina, unë si ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si vëlla i katër dëshmorëve që janë në themelet e lirisë së Kosovës, ndihem i fyer kur fyhen Ramushi dhe çdo çlirimtar që kapi pushkën për të larguar shkaun nga këto troje.

Kërcënimet nuk e ndalin asnjë çlirimtar, e aq më pak Ramushin. Ata që “paskan” plumb në ballë për Haradinajn, dikur strukeshin si miu përballë Serbisë, ndërsa sot janë të lirë falë UÇK-së. Nuk u ka mbetur fytyrë të paktën të ndihen në faj që nuk i dhanë asnjë ndihmë atdheut atëherë kur dridhej çdo pëllëmbë e tokës arbërore.

Ata që mendojnë të kërcënojnë, bujrum – këtu jemi! Ramushi nuk është vetëm Ramushi; ai është Kosova, një pjesë e historisë që shkëlqen me rrezet e lirisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit