Grabitet një person, u ndalua në autostradë nga tre persona të maskuar

Një person ka raportuar se është grabitur në dalje të autostradës në fshatin Trudë, Prishtinë. Sipas tij, tre persona të maskuar e kanë ndaluar dhe i kanë marrë para.

Të dyshuarit raportohet se ishin të maskuar. Viktima ka thënë se është goditur nga njëri prej tyre.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturë në dalje të autostradës e kanë ndaluar tre persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë nga kuleta 1500€ para të gatshme. Po ashtu njëri prej të dyshuarve e goditur viktimën për çka viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit