Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin në rast se arratiset

Mbrojtja e Hashim Thaçit i është përgjigjur Prokurorisë së Hagës rreth argumentimit të këtyre të fundit se paraburgimi mbetet masë proporcionale për ish-presidentin e Kosovës.


Mbrojtja e Thaçit kanë thënë se pretendimet e ZPS-së se Hashim Thaçi mund të ketë qasje në fonde të konsiderueshme në rast të lirimit janë pretendime “spekulative”. Mbrojtja thotë se Hashim Thaçi ndodhet në burg që nga viti 2020 dhe çdo mbështetje financiare është zvogëluar me kalimin e kohës, sidomos për shkak të proceseve gjyqësore në të cilat ndodhet.

Gjithashtu thuhet se propozimi për të dorëzuar pasaportat, është një masë që zbutë mjaftueshëm mundësinë për arratisje.


Mbrojtja gjithashtu përmend edhe garancinë financiare që ka propozuar Hashim Thaçi në vlerë prej 50 mijë eurove, si një masë që kufizon çdo rrezik të arratisjes. Në shkresë përmendet se garnatues janë vëllai i Hashim Thaçit dhe miq të ngushtë të tij.

“Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, garancia e konsiderueshme financiare e propozuar nga z. Thaçi e kufizon edhe më tej çdo rrezik të arratisjes, duke theksuar se garantuesit e tij janë vëllai i tij dhe miq të ngushtë”, thuhet në dokumentin e mbrojtjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit