Shefi i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në nivel rajonal, Luan Ibrahimi është larguar nga kjo pozitë, pas disa ndryshimeve që raportohen të jenë kryer në strukturat drejtuese të Policisë së Kosovës.
Ibrahimi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2023, është larguar nga pozita këtë javë.
Pas heqjes nga pozita si shef i Krimeve Ekonomike në nivel rajonal, ai është transferuar në Njësinë e Inspektimeve të Policisë së Kosovës.
Drejtoria e Hetimit të Krimeve Ekonomike është një nga strukturat kyçe të Policisë së Kosovës. Ajo luan rol të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Para mbërritjes së Ibrahimit, pozitën e shefit të Krimeve Ekonomike në nivel rajonal e kishte ushtruar Musli Salihu.
Salihu, siç kishte raportuar Paparaci në majin e vitit 2023, bazuar në burime brenda Policisë, Salihu ishte larguar nga pozita për shkak të hetimit të ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.
Kransiqi, pas hetimeve të autorizuara nga Prokuroria Speciale, ishte arrestuar nën dyshimin për disa vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin.









