Policia ka njoftuar se një shtetas i Republikës së Turqisë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku.
Aksidenti kishte ndodhur më 9 qershor në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ndërsa vdekja e tij është raportuar më 26 qershor.
“Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë 09.06.2026 – 15:13. Me 26.06.2026 është raportuar se viktima mashkull shtetas i Republikës së Turqisë i cili pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.








