Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok, 67-vjeçari gjendet pa shenja jete nën traktor

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Presek – Zubin Potok, ku një burrë është gjetur i vdekur pas një aksidenti me traktor.

Burimet bëjnë të ditur se rreth orës 20:30 është raportuar se një traktor ishte rrokullisur dhe vozitësi kishte mbetur i bllokuar nën të, pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës Vukić Kostić rreth 67-vjeçar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë nga njësitë rajonale të Mitrovicës së Veriut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit