Janë zgjatur pritjet për dalje nga Kosova përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë. Ato tashmë po shkojnë deri në një orë.
Në përditësimin e bërë në ora 21:46 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se pritje deri në gjysmë ore ka edhe në Merdarë e Muçibabë.
Kurse, pritjet për dalje në Jarinje janë 10 minuta.










