Vanesa, pas daljes nga “Ferma VIP”, thotë se do t’i shkruajë ish-të dashurit që e la për Indrin

Pas largimit përfundimtar nga “Ferma VIP”, Vanesa Sono ka folur në “Ferma Club”, duke u ndalur si te përjetimet brenda formatit, ashtu edhe te jeta e saj personale dhe marrëdhënia e komentuar gjatë me Indrin.

Këngëtarja pranoi se hyrja në reality show erdhi në një periudhë të vështirë për të, ndërsa tregoi se lidhja që kishte jashtë fermës kishte qenë prej kohësh në përfundim.

“Ishte një marrëdhënie që në një moment do kishte marrë fund. Ishte më shumë inerci pse vazhdoi,” u shpreh ajo.

Një nga deklaratat që mori më shumë vëmendje ishte ajo për ish-partnerin, ku Vanesa la të kuptohej se dëshiron të rikthejë komunikimin sapo të dalë jashtë formatit.

“Edhe nëse ai nuk ka shkruar, gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do gjej një lloj forme që t’i shkruaj,” tha ajo.

Vanesa foli edhe për raportet brenda fermës dhe fermerët që ka afruar më shumë, duke përmendur disa prej tyre si persona që i kanë lënë përshtypje të veçantë gjatë qëndrimit në show.

“Unë mendoj që çdo njëri aty të nxjerr ngjyra të ndryshme të karakterit. Me Sarën kam një miqësi shumë të çmuar. Mezi pres ta takoj kur të dal jashtë. Të flas me Dartin. Është shumë e fortë, inteligjente. Kam Ilirin dhe Romirin. 3 personat më të dashur që bëj tifo,” u shpreh ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit