Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka pësuar humbje ndaj Agit Kabayelit, në duelin për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, të zhvilluar të shtunën në Duseldorf të Gjermanisë.
Kabayel, boksieri me prejardhje kurde dhe shtetësi gjermane, e mposhti Hysën me TKO në raundin e dytë, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës në WBC.
Hysa, pas rreth pesë minutash në ring, u tërhoq pasi deklaroi se kishte pësuar një lëndim në krahun e majtë.
Kështu, Kabayel vazhdon të mbajë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.









