Gazetari Valon Syla ka reaguar pas deklarimeve dhe situatës së krijuar në rastin e Armend Zemajt. Syla i ka reaguar gazetarit Lirim Mehmetaj. Në një postim publik, Syla ka kërkuar falje, por njëkohësisht ka dhënë edhe një mesazh për shmangie të dhunës dhe provokimeve.
“Më fal Lirim Mehmetaj që kam nejt pip e të kam bo ty me u ndi keq.” – shprehet ai në fillim të reagimit, duke theksuar se dhuna nuk është zgjidhje:
“Sa ma shumë mundohu me i eskivu dhunës, edhe atëherë kur të takon, por mangup mos u ban kur sje, se han rreh palidhje.”
Syla tha se nuk beson që Mehmetaj është person që ushtron dhunë, por paralajmëroi se situata të tilla mund të përfundojnë me pasoja ligjore.
“Madje besoj se herën tjetër kanë me të rreh, e ki me hongër denime në gjyq.”
Ai e përmbyll mesazhin me një thirrje për qetësi dhe profesionalizëm:
“Kadale babikë… se jemi media, jo boksera.”
Në fund, Syla shtoi me ironi:
“Por faleminderit. Xhelozi i ri në biznes.”










