Zëvendësministri i jashtëm i Turqisë viziton vendpunishten e Xhamisë Qendrore të Prishtinës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, H. Ali Özel, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka vizituar vendpunishten ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, përmes një njoftimi, ku thuhet se Özel është informuar nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës për ecurinë e punimeve dhe detajet e projektit.

Sipas njoftimit, Xhamia Qendrore e Prishtinës synon të përmbushë nevojat fetare të komunitetit mysliman në të gjithë vendin.

Projekti parashihet të jetë kompleksi më i madh i xhamisë në Ballkan, me kapacitet për të pranuar rreth 14 mijë persona.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit