Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Vali Corleones, i cili akuzohet për shitje dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Vali Corleone është paraqitur sot në bankën e të akuzuarit për t’u përballur me pretendimet e Prokurorisë, ndërsa pranë tij në gjykatore po qëndron edhe Anita Corleone, ndërsa mungojnë dëshmitarët e ftuar nga Gjykata, pasi nuk ka pasur adresa të plota nga Prokuroria
Gjatë shqyrtimit gjyqësor pritet të paraqiten pretendimet e palëve dhe të administrohen provat lidhur me akuzën për narkotikë.
Vali Corleone konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.








