“Ulu në gjunjë”, publikohen pamje të reja nga përplasja mes Jozit dhe Edit

Të tjera pamje janë publikuar nga përplasja mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit, duke zbardhur një tjetër moment nga incidenti që prej ditësh ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

VoxNews ka publikuar pamje të reja, ku shihet Jozi përballë Edit. Në një moment, Jozi e godet atë me shuplakë, ndërsa menjëherë më pas dëgjohet duke i thënë: “Ulu në gjunjë”.

Në videon e publikuar, Edi shihet më pas duke u ulur në gjunjë.

Këto janë pamje të tjera nga incidenti për të cilin vetë Edi reagoi një ditë më parë, pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një video tjetër nga përplasja.

Ai e shoqëroi videon me mesazhin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, duke pretenduar se në ngjarje kishte qenë i vetëm përballë një grupi personash.

Materiali i publikuar së fundmi nga VoxNews sjell një tjetër sekuencë të incidentit, ndërsa deri tani palët kanë dhënë versione dhe reagime të ndryshme lidhur me atë që ka ndodhur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit