Uk Lushi me pretendim të fortë: Albin Kurti e di verdiktin e Speciales, është informuar nga sponsorët e tij në Berlin e Londër

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka bërë një deklaratë të fortë në adresë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se ai tashmë e di verdiktin që pritet të merret nga Gjykata Speciale.

Lushi, përmes një postimi, ka ngritur pretendimin se Kurti është informuar paraprakisht për vendimin, duke e lidhur këtë me persona që ai i cilëson si “sponsorët e tij” në Berlin dhe Londër.

“Albin Kurti e di verdiktin e Speciales. Ai është informuar nga sponsorët e tij në Berlin dhe Londër”, ka shkruar Lushi.

Deklarata e tij vjen në një periudhë kur zhvillimet dhe vendimet që lidhen me proceset në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdojnë të jenë në vëmendjen e opinionit publik në Kosovë.

Megjithatë, Lushi nuk ka dhënë në postimin e tij detaje apo prova konkrete se mbi çfarë informacioni e bazon këtë pretendim, ndërsa nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar që Kurti është informuar për ndonjë verdikt të Gjykatës Speciale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit