Ujësjellësi “Mitrovica” me kuiz për ujin, qytetarët: Lëreni kuizin, lëshojeni ujin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka organizuar një kuiz në rrjetet sociale, por publikimi ka nxitur reagime nga qytetarët që ankohen për probleme me furnizimin me ujë.

Kompania i pyeti ndjekësit se sa për qind e trupit të njeriut përbëhet nga uji, duke ofruar katër alternativa për përgjigje. Mirëpo, disa qytetarë e shfrytëzuan hapësirën e komenteve për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Lëreni more kuizin, lëshojeni ujin! Prej orës 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit nuk kemi pikë ujë, ju merreni me kuize”, thuhet në njërin nga reagimet.

“Lëshojeni ujin, mos bëni hajgare”, shkroi një qytetare tjetër, ndërsa një komentues e pyeti kompaninë se sa për qind është shtypja e ujit në Shipol.

Ndërkohë, Ujësjellësi njoftoi se, për shkak të pëlcitjes së gypit furnizues, furnizimi me ujë është ndërprerë për një pjesë të rrugës “Ilaz Kodra” në Shipol. Sipas kompanisë, punimet për sanimin e defektit do të zhvillohen gjatë së hënës.

Derisa Ujësjellësi kërkonte përgjigje për kuizin në Facebook, qytetarët kërkonin përgjigje se kur do të kenë furnizim të rregullt me ujë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit