UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

UEFA ka njoftuar se shorti për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27 do të zhvillohet më 27 gusht 2026, një ditë pas përfundimit të fazës së play-off-it.

Në short do të marrin pjesë gjithsej 36 klube. Prej tyre, 29 ekipe do të sigurojnë kualifikimin direkt, ndërsa shtatë të tjera do të përcaktohen përmes ndeshjeve të play-off-it, të cilat përfundojnë më 26 gusht.

Edhe në edicionin e ri do të vazhdojë të aplikohet formati i ri i Ligës së Kampionëve, ku faza tradicionale e grupeve është zëvendësuar me një ligë të vetme prej 36 skuadrash.

Pas përfundimit të kësaj faze, tetë ekipet e para në renditje do të kualifikohen direkt në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat që pozicionohen nga vendi i nëntë deri në të 24-in do të luajnë në fazën shtesë për të siguruar tetë vendet e tjera në fazën eliminatore.

Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin e ri do të mësohen pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, para hedhjes së shortit në fund të gushtit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit