Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi së bashku me bashkëpunëtorë, sot kanë përuruar zyrat e reja të Administratës së QKMF-së në Vushtrri.
“Objekti i ri ofron kushte moderne dhe dinjitoze për stafin e këtij institucioni, duke mundësuar që ata të funksionojnë më mirë dhe të rrisin cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë. Ky investim tregon përkushtimin tonë për përmirësimin e infrastrukturës publike dhe ngritjen e standardeve të punës në Vushtrri”, ka shkruar kryetari Idrizi në Facebook.









