Lauren Sanchez, ka rrëfyer emocionet e para nga dasma me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Në një intervistë të dhënë për “Vogue”, ajo shprehet se ndihet më e lirë dhe më e sigurt se kurrë.
“Jeff nuk më ndryshoi. Jeff më zbuloi. Ai më lejon të jem e lirë pa kompromis”, u shpreh gazetarja 55-vjeçare.
Ata u martuan në një dasmë luksoze më 27 qershor në ishullin romantik San Giorgio Maggiore në Venecia.
Sanchez zgjodhi një fustan nusërie nga “Dolce & Gabbana”, të punuar me dantellë, mëngë të gjata dhe një siluetë elegante në stilin e sirenës. Ajo tha se përjetoi ndjesinë e të qenit “si princeshë”.
“Gati sa nuk ia tregova Jeffit, por doja që të ishte surprizë. Kur je rritur, nuk të kanë mbetur shumë surpriza“, u shpreh Lauren.
Ajo u shpreh se në fillim kishte menduar të vishte një fustan më modern dhe sensual, por më pas vendosi për diçka që reflekton rritjen e saj personale.
“Jam një njeri ndryshe nga sa isha pesë vjet më parë”, u shpreh Lauren, ndërsa shtoi se ndryshimi i saj i brendshëm është fryt i terapisë dhe dashurisë që ka ndjerë në krahët e Bezos.
Ceremonia e dasmës përmbylli një ditë emocionuese me të ftuar të famshëm nga e gjithë bota, në një nga ambientet më të bukura të Venecias.
Ndërkohë, pas dasmës Sanchez ka ndryshuar emrin e llogarisë së saj në rrjetin social “Instagram”. Ajo ka vendosur ‘username-n’: Lauren Sanches Bezos, duke mbajtur kështu mbiemrin e saj dhe duke i shtuar mbiemrin e bashkëshortit.
