“45% të partisë e ke kundër”, avokati Tahiri ia numëron Abdixhikut dështimet

Avokati Ahmet Tahiri ka reaguar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke i numëruar atij atë që i cilësoi “dështim në menaxhimin e brendshëm të partisë”.

Përmes një deklarate, Tahiri ka theksuar se udhëheqsia e LDK-së ka humbur autoritetin moral dhe politik duke diskutuar publikisht përplasjet e brendshme partiake.

Ky është postimi i tij i plotë:

‘E para, një zot shtëpie që del në kojshi e flet keq për anëtarët e familjes së vet, vështirë se mund ta mbajë autoritetin e zotit të shtëpisë.

E dyta, kur i ke kundër mbi 45% të delegatëve të partisë dhe mbi 40% të grupit parlamentar, mesazhi është më se i qartë. Me i pas mendt në kokë, nuk pret me të tregu të tjerët derën — ecën vetë.

E krejt në fund, duket se Lumiri e ka një zor të madh. Çfarë zori ka, veç Zoti dhe ai e dinë.

LDK-ja është më e madhe se secili individ. Kryetari duhet ta bashkojë shtëpinë, jo të dalë në kojshi e të ankohet për njerëzit e vet.’

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit