Një i mitur ka humbur jetën pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, mbrëmjen e së dielës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për media se i mituri është gjetur i shtrirë në vendbanimin e tij, me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
I mituri është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila është marrë si provë materiale.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.








