Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj 63-vjeçarit Xhevat Shala, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Izolimi dymujor në kushte të mjerueshme dhe kërcënimet me vdekje
Sipas dosjes të siguruar nga Insajderi, viktima ka deklaruar se është mbajtur e mbyllur dhe e ngujuar brenda një dhome nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2025 e deri më 23 shkurt 2026. Ajo e ka përshkruar vendin e izolimit si një “barakë” në kushte të mjerueshme.
Gjatë kësaj periudhe, përveç dhunës seksuale, i dyshuari ka ushtruar dhunë të rëndë fizike dhe psikologjike, duke e goditur me grushte në kokë dhe duke e tërhequr për flokësh. I dyshuari e ka kërcënuar vazhdimisht me jetë me fjalët:
“Kam me të vra, kam me të shti në tokë, kam me të dhënë plumbin në ballë”.
Dëshmia tronditëse e viktimës: “Më dhunoi 5 deri në 6 herë brenda natës”
Nën kërcënimin e armës dhe presionit të vazhdueshëm, viktima është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale të dhunshme, orale dhe anale, duke u përballur me tortura të njëpasnjëshme brenda një nate të vetme.
Në deklaratën e saj dhënë për policinë, viktima ka rrëfyer tmerrin e përjetuar:
“Filloi duke më kërcënuar që të zhvishesha. Nën presion, duke më tërhequr për flokësh e duke më goditur me grushte në kokë, u detyrova të zhvishem. Pastaj më tha: ‘ulu, merre në g***’. Më kapte për flokësh duke më detyruar të kryeja seks oral derisa kam vjellë. Më pas më kthente mbrapsht dhe më dhunonte seksualisht duke kryer marrëdhënie anale për rreth 20 minuta. Nga dhimbjet e forta, pothuajse e humba vetëdijen.”
Më tej, ajo ka treguar se i dyshuari e detyronte të bërtiste me zë të lartë gjatë akteve, me qëllim që të dëgjohej nga familjarët e tjerë në shtëpi, pa u ndihmuar nga askush:
“Xhevati më pas ndaloi dhe pushoi rreth gjysmë ore, por pastaj nisi përsëri me të njëjtat procedura, derisa sot në mëngjes, para orës 08:00, më detyroi sërish të kryeja marrëdhënie seksuale orale dhe anale. Ai më detyronte të bërtisja me të madhe e më thoshte: ‘Thuaj, bërtit: ta honksha k….’”, ka deklaruar viktima para policisë duke shtuar se ishte e detyruara të bërtiste derisa të dëgjohej nga kunati dhe kunata, por, sipas saj, askush ka ndërhyrë për ta ndaluar.
Viktima e ka përmbyllur dëshminë e saj me fjalët: “O sa dhunën e ka përjetuar ky trupi im, nuk e di sesi jam gjallë”.
Ndërsa i pandehuri, Xhevat Shala ka deklaruar në polici së ‘kisha pas shumë dëshirë me pas atë potencë për marrëdhënie seksuale siç përshkruhet në aktvendim’.
“unë kisha pas shumë dëshirë qe ta kem atë potenc ashtu siç përshkruhet ne aktvendim për fillim te hetimeve dhe ishalla është e vritet ta kem atë forcë per marrëdhënie edhe orale dhe anale ashtu siç ceket, edhe sa i përket armë mbajtjes ajo shtëpi nuk është e imja por e vëllait, unë jam i sëmur nga prostata dhe trajtohem ne spitalin e Pejës dhe trajtohem nga dr. Xhavit Krasniqi, ne me te dëmtuarën e kemi një vajzë e cila e është e martuar, e di se bashkëshortja ka punuar dy apo tre vjet pas luftës dhe pastaj e ka ndërpre shkak për me ruajt vajzën”, ka deklaruar i dyshuari.
I dyshuari Xhevat Shala është i njohur për organet e drejtësisë. I njëjti rezulton si i involvuar në 23 raste të ndryshme prej të cilave 7 si i dyshuar.
Xhevat Shala rezulton të jetë një person mjaft i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, ai është i përfshirë në 23 raste të ndryshme kriminale, në 7 prej të cilave ka pasur statusin si i dyshuar.








