Tri herë e vrarë

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka shkruar pas reagimeve të shumëta që janë bërë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dy ditë më parë, ngjarje kjo e cila tronditi shoqërinë kosovare. Kjo tragjedi, shpjegon Latifi, nuk është veç dëshmi e dhunës brutale që u merr jetën grave por edhe e një shoqërie e cila nuk ngurron të përdorë vdekjen e tyre për përfitime politike, ideologjike e virtuale. Në këtë shkrim, profesori analizon se hipokrizia kolektive dhe mungesa e ndërgjegjes institucionale e vrasin dinjitetin e viktimës edhe pas vdekjes.

Shkrimi i plotë: 

Monstrumi me sopatë ia mori jetën, ndërsa shoqëria vrapoi t’ia vriste edhe dinjitetin pas vdekjes. Sepse t’ia vrasësh dinjitetin një njeriu do të thotë ta përdorësh atë për interesat e tua.

Dhe pikërisht kështu ndodhi me viktimën më të re të dhunës gjakatare ndaj grave në Kosovë, Arlinda Zekajn.

Kundërshtarët vrapuan ta fajësonin pushtetin për vdekjen e saj, duke gjetur kështu një temë për interesat e tyre politike.

Pushteti vrapoi të thërriste një seancë të jashtëzakonshme, për të krijuar alibitë e veta.

Vahabistët vrapuan ta sulmonin Kanunin në emër të ligjeve të tyre sheriatike, të cilat, siç e di e gjithë bota, ushqejnë format nga më brutalet të shtypjes së grave në Lindjen e Mesme.

Badihaxhinjtë e rrjeteve sociale vrapuan të shkruanin statuse sentimentale, me shpresën për të marrë më shumë llajka.

E kështu me radhë.

Secili nxitoi të nxirrte përfitimin e vet nga tragjedia. E në këtë garë për protagonizëm politik, ideologjik apo virtual, viktima u vra edhe një herë: kësaj radhe jo me sopatë, por përmes përdorimit të tragjedisë së saj për interesa grupore.

Dhe, pas vrasjes së dinjitetit të saj edhe pas vdekjes, kjo shoqëri i rezervon Arlinda Zekajt edhe një vrasje të tretë: pasi ta mbulojnë me dhe, historia e saj do të harrohet shpejt, brenda një shoqërie patriarkale që nuk di, ose nuk do, të ndryshojë, edhe sikur e gjithë bota të përmbyset.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit