Aktorja dhe moderatorja shqiptare, Rudina Dembacaj, do të jetë njëra nga opinionistet e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të këtij formati, ku Dembacaj është prezantuar si pjesë e panelit të opinionistëve.
Ajo pritet të ndajë komentet dhe qëndrimet e saj lidhur me ngjarjet dhe dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova nis të premten.








