Trepça del me njoftim pas bllokimit të 18 punëtorëve në minierë

Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.

Trepça njoftoj se mëngjesin e hershem të ditës së sotme, ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg, ku, sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike.

Në njoftim shtohet edhe se, në momentin e paraqitjes së defektit, në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, nga të cilët 29 punëtorë kanë dalë nga miniera, ndërsa 18 punëtorë ndodhen ende në minierë.

“Në momentin e paraqitjes së defektit, në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, të cilët kanë hyrë në punë më datë 13.05.2026 në ora 23:00: 29 punëtorë kanë dalë nga miniera. 18 punëtorë ndodhen ende në minier Pjesa e mbetur e punëtorëve pritet të evakuohet në mënyrë të sigurt brenda një intervali kohor prej rreth dy orësh. Të gjithë punëtorët janë në gjendje të sigurt, ndërsa ekipet teknike dhe skuadrat e shpëtimit janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për sanimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet aty.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit