Treni i vetëm në Kosovë ndal qarkullimin, Kurti flet në Paris për ‘projekte të mëdha hekurudhore’

Sot në Paris, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për Radio France Internationale meqë rast ka përmendur edhe projektet madhore që po e presin Kosovën, madje edhe ato hekurudhore.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen një ditë pas njoftimit të TrainKos, të cilët me 9 nëntor kanë njoftuar udhëtarët se pas njoftimeve për grevë të organizatorëve të Infrakos, treni i vetëm që operon në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë ndërpreu qarkullimin.


‘Treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do të ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë, pasi në orën 08:00 Infrakos ndalon ofrimin e shërbimeve ndaj nesh si klient i tyre. • Pas këtij treni, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore, të gjithë trenat e tjerë do të pushojnë së qarkulluari deri në normalizimin e situates”, u tha në njoftimin e tyre.

Ndërsa Albin Kurti para popullit francez, përmendi projektet infrastrukturore, duke veçuar hekurudhat dhe digat ‘kemi stabilitet të plotë institucional 4 vite përpara, kemi shumë projekte përpara, sikurse ato infrastrukturore për hekurudha dhe për diga’, deklaroi Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit