Gjyste Vulaj: Veç shëndeti mundet me më ndalë, se fjalët e njerëzve kurrë

Kur ajo ka kënduar dhe ka sjellë stil e modë, shumëkush nguronte ose ende nuk kishte lindur. As rrjetet sociale nuk kishin ardhur, të cilat, fatkeqësisht, i kanë dhënë secilit, pa dallim, mundësinë të komentojë.

Por një artiste, divë e dekadave si Gjyste Vulaj, ka vite që është imunizuar edhe ndaj komenteve të atyre që nuk kanë arritur asgjë në jetë dhe mendojnë: “Hajt të futemi në telefon apo të ulemi para PC-së e të komentojmë”.

Por nuk do ta zgjasim më shumë, pasi vetë ylli i muzikës e ka shpjeguar këtë në një status që ka publikuar pak orë më parë, të ilustruar me një foto ku duket për mrekulli, duke shkruar kështu:

“Unë që e vogël, 9-10 vjeçe, kam admiru këngëtare, modele e aktore me taka, fustana të shkurtër, flokë të gjatë, grim e xixa. I kam dasht Barbikat, vishesha e i imitojsha. Kam pas dy-tri këngëtare idole, amerikane e të ish-Jugosllavisë. I jam lut Zotit që kur të rritem, me u ba si ato, me pas rrobat e stilin e tyre. E Zoti m’i ka plotësu të gjitha dëshirat!

E në atë moshë, ku e din një fëmijë çka është me provoku?!

Këtë stil e kam dasht gjithmonë dhe sot vishem për qejfin tem, jo për me provoku askënd.

E ti që më gjykon, mos ia jep vetes të drejtën me ma mat moralin prej veshjes! Lëre anash stilin tem e hajde flasim për karakter, sjellje e ndershmëri.

Me gjithë lirinë e guximin që kam pas, me gjithë mundësitë që m’i ka dhanë profesioni e fama, kurrë, ama kurrë, s’e kam ul veten aty ku ti mundohesh me më ul prej smirës që ke ndaj meje!

Fama s’ma ka thy as edukatën familjare, as traditat, as parimet me të cilat jam rrit.

Moralin e dinjitetin tem i kam ruajt me fanatizëm! E askush s’mundet me dalë e me thanë: «Isha mbrëmë me gruan apo me nanën e filanit.»

Prandaj mos e ngatërro një femër që ka guxim me u vesh si t’ia dojë zemra, me një femër pa moral.

Se ti mundesh me ma gjyku fustanin, po kurrë s’mundesh me ma njollos karakterin!

Me paragjykime jam mësu, s’më prekin ma. Se kur e njeh veten dhe je mirë me Zotin e me ndërgjegjen tane, s’ka njeri në këtë botë që ta ul kryet apo ta ndal hapin. Veç shëndeti mundet me më ndalë, se fjalët e njerëzve kurrë!”

Ky është statusi i artistes së madhe Gjyste Vulaj, e cila së fundmi ka ardhur me disa projekte mjaft të bukura muzikore. Njëri prej tyre është bashkëpunimi me artistin dhe kolegun e saj, Medën.

Image

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit