Që në fillim të konferencës për shtyp, presidenti i FC Baselit, David Degen, duhet t’u përgjigjet kritikave dhe thotë:
“Besoj se kjo ka qenë gjithmonë kështu ndaj meje.
Nuk është sistemi Degen, por sistemi FC Basel. Unë nuk ndiej fare ndonjë kundërvënie dhe as nuk e di nga mund të vijë ajo”.
Natyrisht, një temë e madhe është edhe nëse Slkavisa Jokanoviq (58) është vërtet trajneri që dëshironte FC Baseli, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”. Drejtori teknik Andreas Herrmann (34) shpjegon:
“Gjatë analizës konstatuam se çfarë na nevojitet. Për ne ishte shumë e rëndësishme që ai të mos kishte festuar vetëm trofe dhe ngjitje në kategori, por të kishte ditur të përballonte edhe periudha të vështira”.
Trajneri i ri befasoi për Xherdan Shaqirin: “Para së gjithash, unë nuk jam person politik, por një person i futbollit. Fillova të punoja për Dynamo Moskën pasi filloi konflikti. Kjo është pjesë e punës sime.
Por preferoj të mos flas për politikën.
Nuk është kjo arsyeja pse jam këtu.
Kam punuar në shumë vende. Jam këtu për të pasur sukses.
Shaqiri është qartësisht një lider. Është më shumë një klub i Shaqirit sesa klubi im aktual. Pres një bashkëpunim të mire”.








