Trajkoviq: Vuçiq mbron kriminelët nga Srebrenica deri te Banjska

Rada Trajkoviq ka reaguar ashpër ndaj mesazhit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me rastin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, duke e akuzuar atë se po e shfrytëzon këtë tragjedi për përfitime politike në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas saj, presidenti serb nuk ka treguar asnjëherë vullnet real për të përballuar të kaluarën kriminale të Serbisë dhe vazhdon të mbrojë autorët e krimeve, nga Srebrenica e vitit 1995 e deri te sulmi i armatosur në Banjskë të Kosovës në vitin 2023.

“Pse një deklaratë kaq e rëndësishme në anglisht? Ia thatë këtë bashkësisë ndërkombëtare shumë kohë më parë. Ndoshta është më mirë ta thoni këtë në serbisht në mënyrë që autorët e krimeve që po mbroni nga Srebrenica në Banjska të mund ta dëgjojnë mirë? Apo çështja është se me këtë deklaratë lani veten dhe shpëtoni kolltukun dhe njerëzit janë kolektivisht fajtorë”, ka shkruar ajo në platformën X.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit