Gazeta raportoi pak më parë për një aksident tejet të rëndë të ndodhur më 22 tetor në Gjermani, si pasojë e të cilit ka humbur jetë një mërgimtare nga Kosova.
Siç mëson Gazeta, viktima e kësaj ngjarje është, Jeta Kozmaqi.
Aksidentin e rëndë ku ka humbur jetën e ndjera, tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e saj, të cilët gjithashtu njoftuan për ceremoninë mortere.
Lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në varrezat e fshatit Mazgit të Obiliqit.
“E pamja (e dielë, e hënë, e martë) mbahet në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i madh), afër Banesave të Arabëve, prej orës 09.00-17.00”, thuhet ndër tjera në njoftimin e familjarëve.
Familjarët e miqtë shprehën dhimbjen e madhe për këtë humbje, duke e kujtuar viktimën si një studente shembullore.
“Me dhimbje te thelle njoftojme se ne Gjermani tragjikisht humbi jeten mbesa ime JETA studente shembullore e Fakultetit Juridik. Prehu ne parajse engjulli i xhaxhit”, tha xhaxhai i saj.









