“Tradhtia u zbulua në mënyrën më të keqe të mundshme”-Futbollisti i njohur në prag divorci

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, nuk po kalon një moment të lumtur në jetën e tij personale, pasi divorci mes tij dhe gazetares Mikela Persiko, tashmë duket fakt i kryer. Lojtari është në SHBA për Botërorin e Klubeve, ndërsa ish-partnerja e tij po kalon ditët në plazh me djalin e vogël.

Por pas kthimit nga SHBA, ai duhet të bëhet gati për letrat e divorcit, pasi në Itali janë të bindur se nuk ka më ribashkim mes tyre.

Gazetari i njohur, Gabriele Parpilja, ishte ndër të parët që dha lajmin e ndarjes e tashmë ka detaje të tjera rreth arsyes pse, duke insistuar se mbrojtësi e ka tradhtuar gazetaren.

“Konfirmoj gjithçka siç e kisha thënë më parë. Historia e Ruganit ishte paralelisht me raportin që kishte me Mikela Persiko, e cila e ka zbuluar në mënyrën më të keqe të mundshme”, shkruante ai, duke insistuar për tradhtinë e mbrojtësit ndaj Mikelas.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit