“Lamborghini” që futet në xhep: Ky është telefoni i ri luksoz nga Tecno

Tecno ka prezantuar një edicion special të telefonit Pova 8 Pro, të krijuar në bashkëpunim me ekipin e dizajnit të Tonino Lamborghini.

Pajisja karakterizohet nga pamja sportive, detajet e kuqe dhe paneli i pasmë që ndryshon efektin vizual varësisht nga këndi i shikimit. Pranë kamerave është vendosur edhe një ekran matricor, i cili shfaq njoftime dhe grafikë të personalizuar.

Pova 8 Pro raportohet se vjen me ekran AMOLED 6.78 inç, rezolucion 1.5K dhe frekuencë rifreskimi deri në 144Hz. Telefoni fuqizohet nga procesori MediaTek Dimensity 7400 dhe ofrohet me deri në 16 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ruajtëse.

Në pjesën e pasme ndodhet kamera kryesore prej 50 megapikselësh, e shoqëruar nga një kamerë ultra-wide prej tetë megapikselësh.

Çmimi zyrtar i edicionit special ende nuk është bërë publik, por raportohet se mund të sillet nga 800 deri në 1,000 dollarë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit